Seanca për masën e sigurisë, Klement Balili del para gjyaktës së Krimeve të Rënda

17 Janar 2019, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2019-01-17 14:47:38

TIRANE-Klement Balili ka dalë sot në orën 14:00 para gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet për t’u njohur me masën e sigurisë. Report Tv siguron pamjet e momentit kur Balili la ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u drejtuar në gjykatë nën masa të forta sigurie, por edhe pamjet nga Krimet e Rënda, ku u shfaq i buzëqeshur. Prokuror i dosjes është Eneid Nakuci, ndërsa gjyqtare Miliana Muça.

Avokatët e Balilit janë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi. E ndërsa pritet që të shikohet se cfarë do të kërkojnë avokatët, gjykata sipas të gjitha gjasave nuk ka dyshime që do të vendosë masën burg pa afat për ‘’Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt do të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim.