Seancë në gjyqësore në Zoom nga salla e operacionit. Nëse je doktor, pse jo ?!

1 Mars 2021, 09:50

Një mjek në Sacramento, Kaliforni u bashkua me një seancë gjyqësore për shkeljet në trafik nëpërmjet Zoom ndërsa kryente një operacion.

Scott Green ishte veshur me uniformën mjekësore kur u paraqit në gjyqin e tij virtual njoftoi Sacramento Bee.

Kur u pyet nga gjykatësi, Green tha se ishte i lumtur të  vazhdonte me operacionin dhe se ai kishte "një tjetër kirurg që po bënte operacionin me të". Gjykatësi tha që kjo nuk do të ishte "e përshtatshme" dhe e shtyu gjyqin.

Pasi Link ishte bashkuar, ai i tha seancës dëgjimore: "Pra, nëse nuk gaboj, po shoh një të pandehur që është në mes të një salle operacioni dhe i cili po trajton një pacient ?  A jam i saktë, Z.Green? Apo duhet të them Dr Green? "

 

Pasi kirurgu konfirmoi se ishte në mes të kryerjes së operacionit dhe se ai do të ishte i lumtur të vazhdonte, Link tha: "Unë nuk ndihem rehat, sepse jam i shqetësuar për mirëqenien e pacientit, pavarësisht nga fakti që oficeri është këtu sot ".

Bordi Mjekësor i Kalifornisë tani ka thënë se do të shqyrtojë incidentin, duke shtuar se "pret që mjekët të ndjekin standardet kur trajtojnë pacientët “.

Kjo nuk është hera e parë që diçka shkon keq me mbledhjet në Zoom.   Në fillim të këtij muaji, një avokat nuk ishte në gjendje të hiqte një filtër maceje nga ekrani i tij, përpara se t'i thoshte gjyqtarit se ishte i lumtur të vazhdonte gjithsesi: "Unë jam këtu, nuk jam një mace".