Sekuestrohet 1 kg kokainë në Portin e Durrësit! Arrestohen 4 persona

21 Korrik 2021, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2021-07-21 13:43:10

Sekuestrohet 1 kg kokainë në Portin e Durrësit.

"Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar "Nënkalimi".Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.