Shullazi në '41-BIS', sekuestrohet Hotel Vollga në Durrës

7 Gusht 2020, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2020-08-07 14:58:56

Hotel Vollga është sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Hotelit të njohur në Durrës të kthyer në 'mollë sherri' për shkak të pasurisë i është vënë shiriti ditën e sotme nga policia, por akoma nuk ka informacion nga autoritetet në lidhje me sekuestrimin e godinës. Historia e Hotel Vollgës është një ndër më të komplikuarat në vendin tonë, me pronarë të ndryshëm. Sipas gazetarit të Report Tv Artur Korriku, policia e Durrësit me një urdhër nga Tirana ka rrethuar me shirit vendin dhe kjo është e reja në këtë vend pasi dihet se ka qenë i bllokuar dhe nuk ushtronte funksionin për shkak të konfliktit të pronarëve. Një ndërtesë simbol për qytetin bregdetar, tashmë është kthyer në një gërmadhë dhe vendstrehim për të pastrehët dhe përdoruesit e drogës.Emiljano Shullazi ka një pjesë të sipërfaqes së Hotel Vollga në Durrës, të cilën thotë se e ka marrë me dhurim dhe rezulton e regjistruar në hipotekën e Durrësit në emrin e tij, ndërsa prej ditësh është izoluar në regjimin special '41-BIS'. Ndërsa më 3 shtator, gjykata dhe prokuroria e Tiranës pushuan hetimin për Emiliano Shullazin dhe Ylvi Beqajn të akuzuar për pastrim parash për kalimin e pronësisë të Hotel Vollgës.