Sërfisti amerikan Toby Cunningham përpihet nga pesë dallgë gjigante

19 Shkurt 2019, 10:49

Në Nazare, një qytezë bregdetare në Portugali, sërfisti amerikan 41 vjeçari Toby Cunningham rrezikoi jetën teksa mbi të u shkarkua një “mur” i madh uji. Cunningham u “pushtua” nga një dallgë e jashtëzakonshme, teksa humbi ekuilibrin kur ishte duke hipur mbi të. Në ndihmë të tij, me një motor uji, u vu një tjetër sërfist, por dallgë të tjera edhe më të larta e ngadalësuan operacionin e shpëtimit. Gjithsesi pas disa minutash, Cunningham, fal ndihmës së shpejtë, arriti të dalë në breg.
"Këtu në Nazare, oqeani bën atë që dëshiron dhe për ne sërfistët profesionistë rreziku është i gjindshëm çdo ditë"- u shpreh Toby Cunningham në mediat lokale. "Në situata të tilla, aspekti mendor është thelbësor: duhet të ruajmë qetësinë, të marrim frymë thellë dhe të presim të na shpëtojnë”
Qyteti i vogël portugez Nazaré është i njohur për dallgët e mëdha, sërfistët e shumtë që kanë thyer rekorde “Guinness” dhe turistët.