Sezoni i ullirit, moti i paqëndrueshëm i prish cilësinë e tij! Fermerët: S’ka blerës dhe mungon tregu

25 Nëntor 2020, 21:52

Kultivuesit e ullirit kanë hyrë në fazën e nxjerrjes së vajit. Por në një kohë që prodhimi është i bollshëm, fruti nuk është cilësor. Ismat Yzeiri i cili ka vite që merret me kultivimin e ullirit në Fier, tregon problemet e këtij sezoni. Nuk dihet se si ka ndodhur, por Yzeiri një fermer që biznesin e tij e nisi me kredi, thotë se moti jo i qëndrueshëm ka ndikuar në cilësinë e ullirit