Sezoni politik sipas Bamir Topit

26 Korrik 2018, 15:59

"Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën". Kështu u shpreh kryetari i Frymës së Re Demokratike, njëherazi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv. Sipas Topit, Rama nuk ka zëra kundër në qeveri, por vendos vetë për gjithçka dhe kjo, shtoi ish-kreu i shtetit, e shtyn atë drejt sjelljes uzurpuese në pushtet.