Shameti: Maxhoranca do ta çojë deri në fund shkarkimin e presidentit!

11 Tetor 2019, 16:42 | Përditesimi i fundit: 2019-10-11 18:18:06

TIRANË- Deputeti socialist Adnor Shameti, njëherazi anëtar i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit deklaroi se në studion e emisionit '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga se mazhoranca do ta çojë deri në fund procedurën për shkarkimin e Metës. Shameti  tha se raporti i publikuar ditën e sotme nga Komisioni i Venecias nuk është përfundimtar, por megjithatë ai pranon tejkalimin e kompetencave, që rrjedhimisht përkthehet në shkelje të kushtetutës.  Ai tha se Komisioni Hetimor do të vazhdojë punën, ndërsa më pas procedura do të finalizohet në Gjykatën Kushtetuese e cila sipas tij do të jetë funksionale brenda këtij viti.

    No videos found.