'Shanset e kualifikimit janë 50 me 50,' Egbo për ndeshjen historike të Tiranës në Europa League! Batha: Pranohet edhe të luajmë keq

29 Shtator, 18:51

Të enjten Tirana do të luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj pasi në Zvicër do të përballet me Young Boys për ‘play-off-in’ e Europa League. Bardhblutë kanë mundësinë të luajnë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm europian, por përballë do të kenë një kundërshtar disa herë më të fortë, të paktën në letër. Në prag të takimit trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë, Emenaul Egbo, thotë se shanset janë 50 me 50.

Sinkron: “Ekipi do të futet në lojë saç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën. Nuk jemi në presion, janë ata që janë në presion. Në letër janë më të mirë se ne. Do të shkojmë atje, për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen.’

Ndërkohë mesfushori Idriz Batha thotë këtë herë nuk mjafton loja e mirë, ashtu siç ndodhi me Crzvena Zvezdën, por duhet më shumë se kaq.

Sinkron: “Më mirë të luajmë keq dhe të fitojmë, sesa të luajmë mirë dhe të humbim. Duam kualifikimin.”

Tirana erdhi në ‘play-off-in’ e Europa League pasi kaloi turin e parë në Champions League kundër Dinamo Tbilisit dhe u eliminua në të dytin nga serbët e Crvena Zvezdës.

r.k./Shqiptarja.com

Kategori të tjera