Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon Macron, darkë në Elysee

13 Tetor 2019, 20:18

Franca është një nga vendet skeptike e cila kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë. Ditën e sotme presidenti francez dhe kancelarja gjermane janë takuar në pallatin Elysee, takim që shihet si shansi i fundit për të ndryshuar qëndrimin e Francës.

Emmanuel Macron priti Angela Merkel për një darkë në pallatin Elysée të Dielën në mbrëmje përpara një jave vendimtare në negociatat e Brexit midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe dy ditë para diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e ministrave të BE.