Shaolin Kung Fu, unison i përsosur dhe hipnotizues

25 Prill 2019, 09:46

Kamerat e “BBC EARTH” kanë fiksuar një video spektakolare në të cilën studentët e “Shaolin Kung Fu”, një nga stilet më të lashta dhe më të famshme të arteve marciale kineze, stërviten në unison të përsosur dhe hipnotizues.

Të veshur me uniformat e tyre kuq e zi, studentët e talentuar kalojnë gjashtë orë në ditë, gjashtë ditë në javë duke mësuar disa nga disiplinat  e shumta të arteve të ndryshëm marcialë. Studentët kinez bëjnë pjesë në trupën studentore të shkollës së artit marcial “Tagou Shaolin Temple” në qytetin e Dengfeng, në provincën e Henan. Shkolla është e njohur ndërkombëtarisht dhe aktualisht në të studiojnë 38.000 studentë.

I lashtë dhe i fuqishëm, “Shaolin Kung Fu” kombinon shkelma, mbrojtjen dhe grushtimin për të ndaluar sulmuesit, arritur kjo nëpërmjet stërvitjes rigoroze mendore dhe fizike si dhe përmes një stili luftimi estetikisht të bukur.