SHBA/ Autobusi me turistë përplaset me një makinë, mjetet shpërthejnë në flakë, 7 persona humbin jetën

2 Maj, 22:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA, ku shtatë persona kanë humbur jetën, pasi një autobus turistik dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin. 8 persona të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital, ndërsa policia po heton shkakun e këtij aksidenti.