SHBA, dosja 'Ucraina Gate' gati të shpërthejë. Donald Trump: Nuk ka patur presion ndaj Zelensky-t

26 Shtator 2019, 10:56

Donald Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të rihapte hetimin e korrupsionit ndaj Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

Presidenti Trump i ka kërkuar disa here homologut ukrainas të punojë me Rudy Giuliani dhe prokurorin e Pergjithshëm William Barr për të hetuar djalin e rivalit politik.

Konfirmimi vjen nga transkriptimi i telefonatës së 25 korrikut midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe liderit ukrainas, të bëra publike nga vet Shtëpia e Bardhë.

"Ma bëj këtë favor. Çfarëdo që të bësh është shumë e rëndësishme, nëse është e mundur." Me këto fjalë Donald Trump i ishte drejtuar Zelensky-t.

Biseda mes dy presidentëve ka mbushur pesë faqe të dosjes ‘Ukraina Gate’.

Përgjigja e Zelensky-t ndaj Presidentit amerikan ishte e përshtatshme: Unë mund t'ju siguroj - tha ai - që të gjitha hetimet do të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe të qartë.

"Nuk ka patur asnjë presion ndaj Zelensky-t – ka mbrojtur veten e tij Trump – ishin demokratët ata që u takuan me Presidentin e Ukrainës për t'i kërkuar atij të mos përkrahte ne republikanët, nuk duhej ta bënin.

Presidenti i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff tha se kishte mbetur i shokuar nga transkriptimi i telefonatës

"Ajo që ka ndodhur, është një veprim mafioz klasik për të testuar një udhëheqës të huaj. Presioni për të hetuar u bë pasi Trump kishte urdhëruar qeverinë amerikane të ngrinte rreth 391 milionë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën. 

Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.

    No videos found.