SHBA, nis gjuetia kundër emigrantëve të paligjshëm. Trump: kthehuni në vendet tuaja të korruptuara

15 Korrik 2019, 12:59

Në qytete të ndryshëm të SHBA, ka nisur gjuetia kundër emigrantëve të paligjshëm.

Operacione anti emigracion u zhvilluan në Atlanta, Baltimore, Çikago, Denver, Hjuston, Los Angeles, Miami, New York dhe San Francisco.

Agjentët e Emigracionit dhe Doganave po synojnë të largojnë rreth dy mijë emigrantë pa dokumenta, të cilët kanë mbërritur në SHBA kohët e fundit.

Objektivi i operacionit janë kryesisht kriminelët dhe emigrantë e dhunshëm që kanë urdhëra dëbimi nga gjykatat amerikane.

Në metropolet e prekura tensione është i lartë.

Në Nju Jork dhe Çikago, ku jeton një komunitet i fuqishëm emigrantësh, mijëra protestues dolën në rrugë kundër politikës antiemigracion të Trump.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka lëshuar në Twitter një seri mesazhesh që nga shumë janë cilësuar raciste.