Shefja e ONM-së: Drejtësia e re do të hapë derën e Shqipërisë në BE

22 Korrik 2019, 20:17

Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE. Ajo kishte edhe një mesazh për të gjitha institucionet që të mos vonojnë ngritjen e shpejtë të institucioneve të drejtësisë së re.

 "Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE" tha ajo.