Shembet hyrja e komisariatit nr.6 në Tiranë, u inagurua 4 muaj më parë

23 Maj 2019, 10:30

Ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në komisariatin nr.6 në Tiranë ku pjesa hyrëse është shembur. Fatmirësisht në momentin e shembjes nuk ka patur persona në lëvizje dhe asnjë nuk ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë për rindërtimin e pjesës së shembur kanë filluar punimet që ditën e djeshme dhe vijojnë edhe sot. Report Tv ka sjell edhe pamjet e këtij komisariati ku shihet qartë se pjesa hyrëse është e mbuluar me skela dhe me rrjetë.

Kujtojmë se komisariati u inagura në janar të këtij viti nga ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu