Shembet hoteli në SHBA/ Një i vdekur, 18 të plagosur dhe tre të zhdukur! VIDEO e momentit të tmerrshëm

12 Tetor 2019, 21:23 | Përditesimi i fundit: 2019-10-12 21:24:11

SHBA- Një person ka humbur jetën, 18 të plagosur dhe tre janë raportuar të humbur si pasojë e shembjes së një hoteli në New Orleans.

Momenti i shembjes së këtij hoteli është filmuar nga kamerat në rrugë, ku shihet se si katet e larta të ndërtesës bie mbi personat. Një gjë e tillë shkaktoi panik tek qytetarët. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tre personave të humbur. Nuk dihen arsye e shembjes së hotelit, por prej kohësh katet e fundit të godinës ishin nën ndërtim, dhe një nga arsyet mund të ketë qenë pakujdesia e ndonjërit nga punëtorëtReferuar specialistëve, edhe katet e tjera të mbetura të kësaj ndërtese janë të paqëndrueshme, çka mund të ketë sërish rrezik shembjeje.