Shembja e pallatit 12 katësh në Durrës/ U angazhuan 39 forca të xhenios, 130 kg C4, puna nisi që në korrik

3 Tetor 2020, 18:29

Për shembjen e pallatit në qytetin e Durrësit është dashur një punë shumë e madhe që ka nisur që në muajin korrik. Referuar njoftimit zyrtar, për shembjen e tij janë hapur 3000 furnela, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios.

"Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani,  pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme", njofton IKMT.