Shënohet incidenti i vetëm gjatë protestës së opozitës, mbyllet 'ende pa filluar'

25 Maj 2019, 21:22

Një incident i vetëm është shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku simpatizantët kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti, ndërsa është shënuar edhe një zjarr i vogël. Policia bëri thirrje për qetësim në radhët e protestuesve, ndërsa me ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, incidenti u shua. Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 maj