Sherbet me mollë nga zonja Albana

2 Qershor, 12:26 | Përditesimi: 2 Qershor, 12:26

Sherbet me mollë

Përbërësit:

  • 1 mollë
  • 2 limona
  • 6 fije kopër ose aneto
  • 6 gjethe të freskëta borziloku
  • 1 gotë lëng portokalli
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaji nenexhik
  • ½ lugë çaji kopër e grirë
  • 1½ gotë sheqer
  • 6 gota ujë

Përgatitja:

Prisni mollën dhe limonët në kubikë, duke i lënë lëkurat. Hiqni farat dhe kalojini në blender. Shtoni koprën, borzilokun, lëngun e portokallit, mjaltin, nenexhikun dhe pjesën tjetër të përbërësve. Grijini derisa të krijohet një masë e lëmuar. Hidheni masën në një tas të thellë dhe shtoni sheqerin dhe ujin. Përziejeni derisa sheqeri të tretet plotësisht. Kullojeni përzierjen, hidhni mbetjet dhe shërbejeni të ftohtë.

MC/Shqiptarja.com