Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari, policia në vendin e ngjarjes

19 Janar 2019, 18:26 | Përditesimi i fundit: 2019-01-19 18:39:07

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Report Tv mëson se kanë qenë dy të rinj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri, ka marrë një plumb në këmbë nga një armë pistoletë. I plagosuri është identifikuar si Klorentin Shehu, 20-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar në rrugën “Rexhep Shala” dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

I riu mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën Spitalin e Traumës. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin është vënë në ndjekje të tij si dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje.