Sherr për dëmshpërblimin në sallën e gjyqit, shtyhet sërish senanca për Marvi Mihalin

19 Mars 2019, 16:24

Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e sotme, lidhur me vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues telefoni është shtyrë me datë 26 Mars për shkak të konfrontimeve të ndodhura mes palëve në seancën gjyqësore. Prindërit e Marvi Mihalit kanë kërkuar një dënim më të lartë se ai që prozpozoi Prokuroria për të pandehurit. Palët kanë dalë përpara mediave me dy verisone të ndryshme.

Babai i një të prej të akuzuarve thotë se pala tjetër ka kërkuar dëmshprëblim për vrasjen e djalit ndërkohë që prindërit e Mihalit e mohojnë këttë akuzë duke thënë se nëse nuk vihet drejtësia do të bëjnë vetëgjyqësi.

Prindërit e Marvi Mihalit shprehën para mediave revoltën pasi sipas tyre Gjykata nuk po vë drejtësi. Babai i tij u shpreh se nëse nuk vihet drejtësi, do të funksionojë kanuni dhe kurani. Nga ana tjetër e ëma tha se nuk pranojnë gjyq dëmshpërblimi dhe shprehu pikëllimin për humbjen e djalit, ndërkohë që nga ana tjetër ata që vranë djalin e saj bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë.

"Katër kriminelë e deri të avokatë e te Prokuori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njehërë e përgjithmonë. Kërkoj drejtësi. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i kuranit dhe kanunit. Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhu ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamanjsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim.

Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Aata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe. E provofshin dhimbjen e madhe që po provoj unë ccdo ditë. Nuk pranojmë gjyq dëmshpërblimi", u shprehën prindërit e Marvi Mihalit në një deklaratë për mediat.