Sherri me tre të plagosur në Mamurras, Gjykata lë të lirë policin dhe dy kushërinjtë Fufi!

16 Prill 2021, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 16:37:08

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën "detyrim paraqitje" për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit tre ditë më parë në Mamurras. Po ashtu "detyrim paraqitje është dhënë edhe për Rudolf dhe Gjon Fufin, të cilët dhunuan policin Medani. Ndërkohë është lënë në burg vetëm Nikoll Vorfi (Fufi), i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në spital, ku po kurohet si pasojë e plagës së marrë në këmbë.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani me Rudolf Fufin, Gjon Fufin dhe Nikoll Vorfi (Fufi), këta dy të fundit vëllezër. Gjithçka ndodhi në mes të qytetit, ku gjatë konfliktit, polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.