Sheshi i Dumos mbushet me interistë, tifozët festojnë pa pyetur për pandeminë! Uron presdenti i Juves: Krenar për ju

2 Maj 2021, 19:01 | Përditesimi i fundit: 2021-05-02 19:01:48

Menjëherë pas zyrtarimit edhe matematikisht si kampionë, tifozët e Interit janë grumbulluar në sheshin Dumo të Milanos për të festuar. Ata nuk janë përmbajtur duke kërcyer dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin në kohë pandemie, ç’ka mund të përbëjë rrezik serioz.

Për këtë arsye edhe klubi zikaltër ka reaguar menjëherë, duke kërkuar që festa të zhvillohet me kushtet që kërkon koronavirusi.

Përtej kësaj vihet re se tifozët e grumbulluar janë të veshur me bluzë zikaltër, brohorasin, mbajnë shalle indetifikues dhe kanë ndezur flakadanë.

Të mënjëhershme kanë qenë edhe reagimet ku ndër të parat veçohet urimi i Juventusit, ndërsa presidenti i saj Agnelli shkruan: “Bravo Steven! Të lumtur për ju dhe krenar që jeni kundërshtari juaj besnik në fushë dhe shokë jashtë fushës. Ne do të kthehemi.”