Shifrat/ Sa familje kanë përfituar bonusin e bebeve në shtatë mujorin e parë të vitit

21 Gusht 2019, 15:39

Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2019, 18 523 familje kanë përfituar bonusin e bebeve, duke ndihmuar sado pak familjet, kryesisht ato të reja.   Përfitues të çekut të bebeve janë dhe fëmijët që lindin jashtë vendit tonë, por që rikthen ne Shqipëri për tu regjistruar pranë zyrave të gjendjes civile.

Drejtoresha e përgjithshme e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, shpjegoi për Report Tv, proceduarat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar çekun e bebeve.

 “Sapo paraqesin dokumentacionin marrin çekun dhe shkojnë në bankë për të tërhequr lekët. Për të gjitha rastet kur lindjet bëhen brenda spitaleve publike, çeku lëshohet nga spitali publik, pra materniteti. Për rastet kur lindin në spitale private apo për ata të cilët kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe janë kthyer kanë bërë regjistrimin në zyrat e gjendjes civile brenda territorit shqiptar, çeku i bebeve lëshohet pranë zyrave të shërbimit social shtetëror”-u shpreh Xhafaj