Shishtaveci drejt braktisjes! Fshati me nga dy pleq për shtëpi, nga klasa e parë deri të pestën nuk i gjen as 10 nxënës

17 Tetor 2019, 16:49

Shishtaveci, zona më skajore e Kukësit po braktiset nga dita në ditë. Në qendër të fshatit  në këto ditë të ngrohta vjeshte më së shumti sheh të moshuar të cilët mblidhen për të biseduar me miqtë e pakët që kanë mbetur në fshat. Ata thonë se fëmijët e tyre janë në mërgim dhe se shumica e shtëpive banohen vetëm nga dy pleq. 

"Ky vend me mërgim është marrë edhe në kohë të hershme. Kujt do t’i ankohesh për punë. Kush ka pas mundësi ka shkuar .Gjysmën e fshatit nga dy veta i gjen mos me të thënë dhe më shumë. Rrinë rinia këtu. Të gjithë duan të shpenzojnë po ku t’i gjejnë paret.  Kanë ikur më tepër se gjysma. Ne pleqtë shëtisim andej këtej. Ku të shkojmë. Nuk kemi mundësi jo".

Emigrimi ka bërë që nxënësit e fshatit të braktisin shkollën duke lënë pasoja të rënda edhe në bankat e shkollës së mesme të fshatit.

"Nxënësit kanë ikur të gjithë në emigrim për më mirë. Nga klasa e parë deri në të pestën nuk i gjen 10 fëmijë".

"Dimri na cënon shumë. Kur je me ndihmë ekonomike dhe pa të ardhur tjetër shumë vështirë është. Kurse verës më mirë se gjen diçka. Me bimë medicinal. Numri i lindjeve shumë pak. Këtë vit ka pas 5 lindje, por vitin e kaluar ka qenë zero", thotë Grisha.

Shishtaveci, një prej fshatrave që deri në fillim të viteve '90 ishte me popullsinë më të madhe në qytetin e Kukësit, tashmë është kthyer në një strehë për vetëm moshën e thyer.

    No videos found.