Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, Presidenca paraqet qëndrimin e saj: Kuvendi ka shkelur procedurat, bëri puç institucional! Seanca shtyhet për të hënën

3 Shkurt 2022, 10:27 | Përditesimi i fundit: 2022-02-03 22:49:23

Gjykata Kushtetuese vijoi sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca e sotme ishte e përqendruar në shpalosjen e qëndrimit nga ana e Presidentit. Në fund me kërkesë të përfaqësuesve të Metës u vendos shtyrja e seancës për të hënën në orën 10:00. 

Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa mëngjesin e sotëm Meta ka reaguar me një mesazh 'të koduar' në Facebook, ku ka shpërndarë një video në të cilën shpjegohet se si gjithçka, talent, sukses, dashuri, bëhen zero pa pasur karakterin që është i pari.