Shkarkimi i Rudina Hajdarit, tërhiqet nga firma Halit Valteri: Nëse ndodh unë largohem dhe shkrijmë grupin Demokrat

14 Tetor 2019, 20:42

Deputeti i grupit Parlamentar Halit Valteri i cili ishte një nga firmëtarët në dokumentin e publikuar më parë për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga posti i drejtueses së këtij grupi, është tërhequr nga firma e tij.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale dhe një dokumenti të publikuar Valteri i drejtohet Kryetarit të Kuvendit duke thënë se tërhiqet nga firma e tij dhe nëse ndodh që Rudina Hajdari zëvendësohet me Korab Litën ai do të largohet së bashku me disa deputetë të tjerë të grupit Demokrat, kështu sipas tij grupi do të shkrihej.