Shkatërrohet karteli më i madh i drogës shqiptar! 5 vite hetime...4 ton drogë 5.5 mln €!

17 Shtator 2020, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2020-09-17 15:42:59

TIRANË- Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para. Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shëipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari, një emër shumë i njohur në botën e krimit ëshët arrestuar në Dubai.

Report Tv mëson se janë kryer 20 arrestime nga të cilat në Itali (5), Hollandë (2), Gjermani (2), Greqi (2), Rumani (1), Hungari (1), Spanjë (1), Shqipëri (5) dhe Emirati i Dubait (1). Ky operacion konsiderohet si më i madhi i këtij lloji kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Hollandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet.