Shkelma e grushte, sherr masiv mes të rinjsh në Fier! Policia shoqëron disa persona

23 Dhjetor 2020, 21:07

Një sherr masiv mes të rinjsh u regjistrua pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Apollonia" në Fier në orën 16:50 ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Arsyet e këtij sherri nuk dihen ende ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e disa personave.

Policia i ka shoqëruar në komisariat për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.

"Në lagjen "Apollonia", Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.  Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt. Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar" - njofton policia.