Shkëputet fasada në ballkonin e katit të fundit të një pallati te Drejtoria e Policisë

22 Shtator 2019, 13:19

Një pallat përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka paraqitur rrezikshmëri për kalimtarët. Në katin e fundit të këtij pallati është shkëputur fasada anësore e saj. Policia ka rrethuar zonën për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.