Shkodër/ Mbante në banesë pistoletë dhe automatik, pranga 54-vjeçarit

25 Prill 2019, 16:26

Ditën e sotme një 54-vjeçar me iniciale V.K., është arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se mbante armë pa leje në banesë.

Gjatë kontrollit të policisë atij iu gjetën një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Lidhur me këtë rasr policia ishte sinjalizuar nga banorët e zonës. 54-vjeçari u shoqërua në komisiariatin e Policisë së Shkodrës.

Policia njofton se materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.