'Shkodra, njollë e zezë kontrabande!' Ardi Veliu zbarkon në Shkodër: Luftë fajdeve dhe krimit

25 Janar 2020, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2020-01-25 13:42:57

Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës" - kjo ka qenë deklarata e bërë në mbledhjen e drejtuesve të policisë së Shkodrës nga kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu.  Ky i fundit i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka kanë zbarkuar ne Shkodër në analizën e Policisë së Shkodrës për 2019.

Edhe pse në shifra, ngjarjet kriminale kane qenë më të ulëta se në vitin 2018, sërish drejtuesit e Policisë së Shkodrës nuk i kanë shpëtuar kritikave.