Shkojnë t'i grabisin! Autorët plagosin me armë zjarri çiftin e biznesmenëve në Tiranë, burri rëndë (Detajet)

19 Janar, 23:12

TIRANE-Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në vilën e tyre në Allias gjatë përleshjes me dy persona që u futën për t'i grabitur. Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe. Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark, ndërsa gruaja paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.  Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shqiptraja.com siguron fotot e çiftit të biznesmenëve me origjinë nga Skrapari që u plagosën mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në vilën e tyre në Tiranë. Të plagosurit janë Petrit Laze 60-vjeç dhe Aferdita Laze.

  • Çifti i bashkëshortëve që u plagos me armë zjarri sonte në Tiranë, sipas burimeve kanë disa dyqane në Tiranë që tregtojnë miell dhe bukë. Burime për Report Tv pohojnë se çifti u plagos gjatë grabitjes së banesës së tyre. Persona të armatosur kanë hyrë në vilën e tyre në Allias dhe i kanë grabitur.

    Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, teksa burri ndodhet në gjendje më të rëndë. Burime për Report Tv pohojnë se burri rreth moshës 60-vjeç është qëlluar me armë në bark.

Kategori të tjera