“Shkoni në spitale, ka shërbim të përkryer” zotëria rrëfen:E lodhi pak por djali im e kaloi Covid-in

3 Nëntor 2020, 10:23

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me drejtues Andi Kapxhiun një telefonues tregoi historinë e djalit të tij që e kishte kaluar koronavirusin dhe madje ishte shtruar edhe një jave në spitalin infektiv. Ai zbuloi se djali i tij kishte mbetur shumë i kënaqur me shërbimin që kishte marrë dhe vet u bëri një thirrje qytetarëve: “Nëse keni shenja në fazë të avancuar shkoni në spitale se do të merrni shërbim të shkëlqyer”.