Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Vlorë, dy në pronësi të një personi, zjarrvënia e qëllimshme

21 Shtator 2021, 09:57 | Përditesimi: 21 Shtator 2021, 12:26

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë, ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Dy automjete janë shkrumbuar në fshatin Vllahinë në Selenicë rreth orës 03:17 të mëngjesit të sotëm, ndërsa makinat rezultojnë në pronësi të Tomor Karçanit. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka ende të tjera detaje për ngjarjen.

r.k./Shqiptarja.com