'Shoqëria nuk e pranon, më thotë nuk kam shok’, shqetësimet e një nëne me fëmijë me aftësi ndryshe

28 Tetor 2020, 10:49

Eglantina Bajrami është nënë e një fëmije me aftësi ndryshe, e cila po lufton për të drejtat e tij dhe të shumë fëmijëve të tjerë si ai. Ajo kërkon që të flitet më shumë dhe të mësohet më shumë nga fëmijët e tjerë në shkolla, për autizmin kështu fëmijët e tjerë si djali i saj do ta kenë më të lehtë që të integrohen në shoqëri. Eglantina tregoi dhe historinë e saj dhe të djalit të saj 21-vjecar i cili është me aftësi ndryshe dhe integrimi I tij në shoqëri është shumë I vështirë, sepse ende paragjykohet.