'Shpejtësi dhe çmenduri' në Komunën e Parisit! Makina përplaset me murin krah rrugës

1 Nëntor 2020, 15:02

TIRANË - Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë.

Një makinë tip "BMW" po udhëtonte me shpejtësi të lartë teksa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Makina hipi në trotuar dhe u përplas me një mur anësor.

Report Tv ka siguruar momentin e përplasjes së automjetit. Nuk bëhet ende i ditur identiteti apo dhe gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit.

Nga fotot e siguruara, mjeti tip "BMW" ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën anësore të saj.