Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, qindra të plagosur

4 Gusht 2020, 18:37 | Përditesimi i fundit: 2020-08-04 19:42:07

Një shpërthim i madh ka ndodhur ditën e sotme në zonën e portit të Bejrutit në Liban, ku qindra njerëz janë plagosur. Nga forca e shpërthimit në depon e fishekzjarrëve shumë prej xhamave të ndërtesave që ndodheshin afër janë copëtuar.