Shpërthim i fuqishëm në qendër të Madridit, shkatërrohen 4 katet e një pallati, disa të plagosur

20 Janar 2021, 16:26

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Madridit në Spanjë.

Shpërthimi i fuqishëm ka hedhur në erë 4 katet e sipërme të një pallati në afër Puerta de Toledo.

Sipas mediave spanjolle, shumë pranë saj ndodhet një shtëpi për të moshuarit por deri më tani nuk raportohet për viktima por vetëm disa të lënduar.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi teksa policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

Ata kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të bërë të mundur evakuimin e banorëve që ndodhen të bllokuar në ndërtesa.

Lajm në përditësim...