Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tritol lokalit pranë Kopshtit Botanik

7 Dhjetor 2019, 06:36

Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Shpërthimi është regjistruar në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të Muhamet Hoxhes.

Sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit dhe gjatë shpërthimit ka sjellë vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht jo në njerës. Në kohën e shpërthimit, lokali ka qënë i mbyllur dhe nuk ndodhej asnjë person.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë filluar të mbledhin prova materialet dhe kanë marë në pyetje pronarin e lokalit. Policia ka sekuestruar disa pamje filmike me shpresën se gjatë analizimit të tyre, mund të identifikojnë autorin e këtij krimi. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pritet të zbardhen dhe motivet kryesore të këtij krimi.

Dyshimet janë se ngjarja mund të lidhet me djalin e pronarit të lokalit i cili ndodhet jashtë Shqipërisë.

Kategori të tjera