Shperthim pranë një argjendarie te ish-Blloku

15 Korrik 2019, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2019-07-15 13:50:02

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një biznes, argjendari. Shqiptarja.com mëson se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila ka marrë trajtim mjekësor. 

Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur me lëndë eksplozive. 

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën "Vaso Pasha".

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv.

Ambulanca ndërkohë ka shoqëruar me urgjencë vajzën e lënduar për të marrë trajtim mjekësor. 

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Rebani jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.