Shpërthimet me tritol, 24 raste në vetëm gjashtë muaj! 15 objekte të djegura qëllimisht! Shënjestër edhe efektivë të policisë, më i rëndi eliminimi i Alkesandër Sadikajt

3 Korrik 2022, 13:07

Aleksandër Sadikaj po lëvizte me automjetin e tij “Volkswagen Golf 7” në drejtim të TEG-ut, kur sasia e lëndës plasëse e instaluar në pjesën e përparme të makinës shpërtheu. Si pasojë e sulmit 27-vjeçari humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës. Rasti ishte ndër më të rëndët të eksplozivëve të këtij gjysmë viti, por nga veriu në jug tritoli dhe djegia e makinave prishi qetësinë edhe në raste të tjera. Policët ishin kryefjala kryesore e tritol-vënies.