Shpërthimi me tritol në ishull Shëngjin, pamjet kur dy autorët me motor i vënë lëndën plasëse servisit dhe largohen me shpejtësi

2 Korrik 2022, 09:33 | Përditesimi i fundit: 2022-07-02 10:28:05

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur i vendoset lëndë plasëse servisit në pronësi të Tol Mëhilli në fshatin Ishull Shëngjin, Lezhë.  Aty duket kur afrohet motori me 2 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, që hedhin lëndën plasëse dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa sekonda me pas shihet shpërthimi që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes.