Shpëtim Idrizi nënshkruan kooalicionin me PD përkrah Mesila Dodës: Parlamenti teatër kukullash

23 Prill 2019, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2019-04-23 12:26:21

PDIU nënshkruan marrëveshjen e koalicionit. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi shoqërohej nga ish-deputetja demokrate Mesila Doda dhe ish-kreu i AKU Dritan Sejko. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Idrizi u shpreh se opozita është garante e pluralizmit politik dhe marrëveshja ka për synim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Opozita është garante e pluralizmit politik në kushtet e kapjes së shtetit dhe gjyqësorit.Ne po kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo maxhorancë po tenton të emerojë dhe opozitën duke e kthyer parlamentin në teatër të Kukullave.Ne mendojmë se kjo qeveri duhet të qeverisë shqiptarët që kanë halle shumë të mëdha. Duhet t'i japim kësaj një zgjedhje politike, për ta bërë shqiptarin të votojë. Ne kemi një program dhe elektorat dhe sot po bashkojmë të gjithë bashkë parimet tona. Shqiptarët janë lodhur. Sot është e nevojshme që Shqipëria të ketë njerëz normal dhe të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Idrizi.