Shpresat e fundit për arritjen e një marrëveshje, Johnson dhe Von der Leyen diskutojnë sot

5 Dhjetor 2020, 15:17

Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen do të kërkojnë  ditën e sotme të arrijnë një marrëveshje tregtare pas Brexit.

Negociatorët për të dy palët Michel Barnier dhe  David Frost  thirrën të dy udhëheqësit pasi deklaruan se kishte ende "divergjenca të konsiderueshme" pas një jave bisedimesh intensive. Ndërkohë që kanë ngelur shumë pak ditë para përfundimit të afatit dhe Britania të braktisë rregullat e vjetra të BE-së.  Pjesa më e madhe e marrëveshjes ka përfunduar, por ka ende pika për të cilat palët nuk po bien dot dakord.