‘Shpresoj të zgjohet dhe Nardi’, ironia e Ramës me aktorin: Di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë

13 Qershor 2022, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 12:42:15

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në nënshkrimin e memorandumit mes ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia” me qëllim shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, ka ironizuar aktorin e njohur Leonardo Di Caprion, i cili ka qenë mbështetës që Vjosa të shpallej Park Kombëtar. Sipas Ramës ai bëhet i gjallë për të goditur qeverinë dhe jo për ta mbështetur.