'Shqipëria këmbënguli më shumë se Kosova e Zvicra', Kamberi flet për ftesën në Kombëtare

12 Nëntor, 15:29

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot seancën e dytë stërvitore në Durrës me trajnerin Reja që ka patur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve të thirrur. Edhe pse të hënën kanë patur disa probleme, portierët Strakosha dhe Berisha, do të jenë ta gatshëm të paktën për të enjten, kur luhet edhe sfida me Andorën.

Ndërkohë sot për mediat kanë folur futbollistët Florian Kamberi dhe Hysan Memolla. Fillimisht sulmuesi që vjen nga skuadra e Hibernian dhe që grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren tregoi arsyen përse zgjodhi të përfaqësonte fanellën kuqezi:

Kisha mundësi të shkoja në të tre kombëtaret, por për mua ishte e thjeshtë që të zgjidhja Shqipërinë se kisha më shumë interes nga ajo dhe më ka kontaktuar disa here mua, ndaj e kam zgjedhur.”

Së fundmi te Kombëtarja më me fat kanë qenë mbrojtësit e krahut, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës. I pyetur për këtë fakt dhe nëse është rradha e tij Hysen Memolla përgjigjet:

“Të gjithë lojtarët shpresojnë të shënojnë, nëse e bën është e mirë. Por unë fokusohem të ndihmoj ekipin, nuk është objektivi im të shënoj. Është të marrim rezultat si ekip, nëse shënon e humbim, nuk ka interes për mua. Kam qejf më shumë të fitojmë. Nëse shënoj e fitojmë është plus pastaj”.

Për ndeshjen me Andorën deri më tani janë shitur vetëm dy mijë bileta, ndërkohë që krejte  kudnërta paraqitet situata për Francën. Burime të Report TV në FSHF bëjnë me dije se janë shitur të 22 mijë biletat, në ndeshjen që konsistohen edhe me inaugurimin e stadiumit Arena Kombëtare.

Kategori të tjera