Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 balle, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Lëndohen 26 persona

21 Shtator 2019, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2019-09-21 23:08:55

Shqipëria shkundet nga tërmeti. Tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit. Deri më tani në spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 26 persona të cilët kanë pësuar lëndime

Lëkundje mjaft të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.