Shqiptarët dhe kafshët, një raport dashuri - urrejtje / I ftuar veterineri Martin Llazani

22 Mars 2019, 10:02 | Përditesimi i fundit: 2019-03-22 10:02:26

Ndersa në rrjetet sociale çdo ditë e më shume denoncohen raste të kafsheve të vrara e te torturuara nga dora e njeriut, duket se marrëdhënia e shqiptarëve me ta nuk është dhe aq paqësore. Ajo që vihet re është se ka nga ata që i duan aq shumë kafshët e tyre sa i krahasojnë me njerëzit, por ka edhe të tjerë që vetëm i keqtrajtojnë. Me veteriner Martin Llazani folëm pikërisht për këtë marrëdhënie dashuri-urrejtje që shqiptarë kanë me kafshët.